Gjykata e Milanos e kishte dënuar me burg, arrestohet në Durrës 32-vjeçari, pjesë e një organizate kriminale

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Durrës.

A.L. është dëmuar në Itali me burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale.

Policia bën me dije se ai do të ekstradohet drejt Italisë,ku do të kryejë edhe dënimin.

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

-A. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 09:18