Gjykata e Durrësit lë në “Arrest në burg” 27-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e fqinjit në Rrogozhinë, zbardhet dëshmia

Gjykata e Durrësit vendosi këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i cili akuzohet se vrau me thikë fqinjin e tij, 60-vjeçarin Rrapush Memolla.

Vendimi u mor pasi prokuroria paraqiti kërkesën e saj, të cilën gjykata e pranoi, duke lënë Meçajn në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar, rreth orës 21:50, në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. Sipas të dhënave, pas një konflikti të menjëhershëm për motive të dobëta, Meklajd Meçaj goditi me thikë Rrapush Memollën. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Edhe vetë i akuzuari mbeti i lënduar lehtë në dorë nga një goditje me thikë, që dyshohet se iu shkaktua nga viktima. Shërbimet e policisë e arrestuan atë pak minuta pas krimit.

Në sallën e gjyqit, 27-vjeçari u paraqit i qetë dhe me dorën e fashuar, pasi ishte plagosur gjatë përplasjes me viktimën.

Para trupit gjykues, Meçaj deklaroi se nuk kishte pasur synim të vriste 60-vjeçarin dhe pretendoi se ishte goditur i pari me thikë. Ai tha se kishte ndaluar makinën pranë banesës së tij dhe se ishte provokuar me drita të gjata. Sipas tij, viktima kishte pasur një konflikt me kushëririn e tij.

I pyetur nga gjyqtari nëse kishte pasur ndonjë përplasje personale me Rrapush Memollën, i riu e mohoi këtë.

“Jo, unë personalisht me atë personin, po kushëriri im ka pasur konflikte. Jo me mua, me mua asgjë, unë kurrë s’kam folur me atë. Në atë ngjarje kam qenë unë dhe viktima. Ai më ka goditur i pari dhe unë kam mbrojtur veten time. Nuk kam dashur ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës”, është shprehur 27-vjeçari.

Ndërkohë, rezulton se Meçaj ka qenë i dënuar më parë në Gjermani.

https://euronews.al/vrasje-ne-rrogozhine-25-vjecari-godet-me-thike-fqinjin/embed/#?secret=ocsa1jvU7C#?secret=p5NUnrAGw8


Shtuar 24.06.2026 11:17

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibomrobinbetjojobet girişPusulabetSetrabetPadisahbetmeritkingUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş