Krasniqi njofton miratimin e 1 milion eurove për katër projekte infrastrukturore

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore, në shumën prej 1 milion euro.

Gjatë konferencës për media, ai sqaroi se projekti i parë ka të bëjë me rindërtimin e urës Sitnica në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në vlerë prej 400.000 euro.

Të lidhura

None found

Sipas tij, projekti i dytë përfshin rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Shtimes, me vlerë prej 300.000 euro, ndërsa projekti i tretë është rivitalizimi i zonave publike të infrastrukturës së rekreacionit malor në Komunën e Pejës, po ashtu në vlerë prej 300.000 euro.

Ai shtoi se projekti i katërt parasheh ndërtimin e sallës së jashtme sportive në shkollën “Mustafa Dumoshi” në Dumosh në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 50.000 euro.

Krasniqi po ashtu paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë edhe një ndarje tjetër, në vlerë prej mbi 3 milionë euro, për pesë komunat e tjera që janë fituese të grantit të performancës për vitin 2025.

Në të njëjtën konferencë, ai konfirmoi edhe mbështetjen e grupit multietnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e institucioneve të reja.

“Ajo çka unë mund të them është që grupi multietnik, që është i përbërë prej tetë ose nëntë deputetëve, janë të gatshëm edhe të interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet