Vala e të nxehtit përfshin Europën, Parisi shkurton vizitat në Kullën Eiffel dhe disa qytete në Itali kalojnë në alarm të kuq

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë Europën, duke goditur në mënyrë të veçantë Francën, Italinë dhe vende të tjera të kontinentit, me ndikime të rënda në jetën e përditshme, shëndetin publik dhe sektorin e turizmit.

Në një pjesë të madhe të Europës, nga Franca deri në Poloni, temperaturat po lëvizin 12–14 gradë mbi mesataren sezonale. Sipas meteorologëve, kjo situatë mund të vijojë edhe për disa ditë të tjera, ndërsa një rënie e temperaturave pritet në fillim të korrikut.

Të lidhura

None found

Në Paris, autoritetet kanë vendosur që Kulla Eiffel të mbyllet përkohësisht më herët se zakonisht, duke e kufizuar orarin e vizitave deri në orën 16:00, në vend të 00:45. Temperaturat që kanë shkuar deri në 40°C kanë bërë që struktura prej çeliku të zgjerohet deri në 15 centimetra. Për të njëjtat arsye, edhe muzeu Louvre do të mbyllet më herët, si pasojë e mbinxehjes së godinës dhe fluksit të lartë të vizitorëve.

Gjendja paraqitet e rënduar edhe jashtë Parisit, sipas autoriteteve franceze, të cilat raportojnë temperatura ekstreme dhe shtim të ndjeshëm të incidenteve të lidhura me vapën, përfshirë edhe mbytje në lumenj dhe kanale.

Në Itali, temperaturat e larta kanë vendosur disa qytete në alarm të kuq. Ndërkohë, në zona të tjera është vënë re rritje e rasteve që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente shëndetësore, sidomos tek të moshuarit dhe personat që punojnë në ambiente të hapura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka theksuar se i nxehti ekstrem nuk përbën më thjesht një fenomen meteorologjik, por një emergjencë shëndetësore, e cila në vitet e fundit ka shkaktuar qindra mijëra viktima në Europë.

Në disa shtete europiane, autoritetet kanë ndërmarrë masa emergjente, mes tyre kufizime për aktivitetet publike, mbyllje shkollash dhe paralajmërime për udhëtime. Ekspertët nënvizojnë se qytetet e mëdha po kthehen gjithnjë e më shumë në “ishuj të nxehtësisë urbane”.


Shtuar 24.06.2026 11:17

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş