Gjuzi i besoi postin e rëndësishëm në partinë e tij, Silvana Bushati e “tradhton” publikisht me Sali Berishën (FOTO LAJM)

Volejbollistja Silvana Bushati e njohur për debatet e ashpra në studiot televizive dhe punës si zv/presidente e Partisë Konservatore të Kujtim Gjuzit, duket se është shumë pranë endrës së saj.

Bushati, tashmë e angazhuar në politikë, është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha duke “tradhtuar” kështu Kujtim Gjuzin I cili  propozoi asaj publikisht pozicionin e rëndësishëm në partinë e tij.

Me anë të një posti në Instagram, Silvana Bushati tregon se ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha, ku shkruan “beso në ëndrrën tënde”.

Nuk është hera e para dhe nuk është çudi të shohim volejbollisten në PD, pasi më herët ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar si deputete e PD.

“Kryebashkiake dhe të dua s’të lë vend lali Eri, por deputete besoj se po…”- u shpreh haptas volejbollistja Silvana Bushati.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies të aq shumë komentuar me Gjuzin, ajo deklaroi se pavarësisht pozicionit të besuar, ata kanë një marrëdhënie korrekte dhe që përshëndeten sa herë që takohen. /albeu.com/

 


Shtuar 30.11.2021 14:43