GJKKO ”rrëzon” kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit

Gjykata e posacme rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtepie”.

Gjyqtarja e cështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore dhe të paraburgimit për të akuzuarit.

Gjatë seancës, ish drejtori i SASPAC Ilir Beqaj dhe avokati mbrojës Ermal Yzeiraj ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore dhe kërkuan të kryhen disa hetime shtesë, por ndërkohë këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gjykatës, masa nuk mund të ndryshojë në këtë fazë, pasi ka dyshime që të hetuarit mund të largohen nga territori.

Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan në datë 4 korrik të këtij viti me urdhër të SPAK, lidhur me hetimet për dosjen e SASPAC, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kohën kur ishte në krye të kësaj agjencie.


Shtuar 30.12.2024 16:36

Tags: , ,