GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për prokurorin Maksim Sota

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për prokurorin e Vlorës Maksim Sota.

Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, disa javë më parë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Në kuadër të këtij operacioni u shkatërrua një rrjet kriminal, ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 11:40