GJKKO la në fuqi masat e sigurisë, dy mjekët e Onkologjikut ua nxjerrin “mllefin” gazetarëve

Mjekja Alketa Pere dhe mjeku Edmond Gashi, pjesë e dosjes së skandalit të Onkologjikut, janë përballur sot me GJKKO, e cila ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më parë nga Gjykata e Tiranës.

Në përfundim të seancës, Pere dhe Gashi në ambientet e jashtme të GJKKO-së, nuk kanë preferuar të flasin për mediat, ndërsa kanë shtyrë me duar mikrofonët.

Të dy mjekët, që me sa duket do të hetohen në vijim nga SPAK, kanë humbur qetësinë, dhe duket se e kanë nxjerrë “mllefin” apo “inatin” me përfaqësuesit e mediave.


Shtuar 24.07.2024 16:58