GJKKO “fundos” trafikantët e drogës, 110 vite burg për 15 të arrestuar

15 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge janë dënuar me 110 vite burg nga GJKKO.

Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni të madh “Limit” të zhvilluar në vjeshtën e vitit 2019.

Hetimi tre vjeçar u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit

Dënimet:

Sokol mesini       10 vite

Enkeledi Sadik   8 vite

Kristo cobaj        8 vite

Hysni sadik          6 vite

Bektash zenel   6 vite

Andrea caca       9.4 vite

Besjan zenel      8 vite

Bilbil shqalsi        8 vite

Eljon jaho            8 vite

Emiljano Kalemi 8 vite

Aleksander Pepi 8 vite

Festim Çorbaxhi 8 vite

Gjergji Muke     3.4 vite

Romeo Tare      3.4 vite

Rexhep Pipek  8 vite

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin grupet  kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Hetimi u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë).

Megaoperacioni u mbyll me 65 urdhër-arreste një hetim tre vjeçar që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së./albeu.com/