GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen, kush janë “te besuarit” e Veliajt që u arrestuan nga SPAK

GJKKO ka firmosur me kërkesë të SPAK masë të dytë sigurie për Taulant Tushen, ish drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës pas masës së parë për inceneratorin e Tiranës.

Më 8 dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe Taulant Tusha.

Ndërsa në njoftimin e sotëm të SPAK thuhet se Tusha akuzohet për veprën penale  “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në dy raste.

“Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi T.T. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, njoftoi SPAK.

Personat e arrestuar sot (28 mars 2024) nga SPAK 

Redi Molla (arrest me burg), ish drejtori i UKT-së Redi Molla.

Mariglen Qato (arrest me burg), ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës

Taulant Tusha (nën arrest per aferen e inceneratoreve)

Enton Punavija (detyrim paraqitje)

Julian Zanaj (detyrim paraqitje)

Albano Janku (detyrim paraqitje)

Nestor Muhamellari (detyrim paraqitje)

Eglantina Zere (detyrim paraqitje)

Deborah Keçi (detyrim paraqitje), drejtuese e “Klubit Sportiv Tirana.

Kujtojmë së më 1 gusht 2023, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako.

Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. /albeu.com


Shtuar 28.03.2024 18:53