Gjicit i doli skandali seksual, kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë në Kukës

Bashkia e Kukësit do të shkojë sërish në zgjedhje, pas video-skandalit të kryebashkiakut tashmë të dorëhequr, Safet Gjici.

Sipas Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që në këtë rast u  bë në 16 qershor.

Fillimisht është Kryeministria ajo që njofton institucionin e presidencës për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë përkatëse.

Pasi është njoftuar për vakancën e krijuar, Presidenti duhet të marrë vendimin për një datë zgjedhjesh brenda 48 orëve.

Ndërkohë, pas shkakrkimit të Kryetarit të Bashkisë, kompetencat i kalojnë nënkryetarit, i cili i mban deri në zgjedhjet e reja.

Ndërkohë, me dekretin e presidentit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, teksa palët politike paraqesin kandidaturat e tyre.

Detyra e KQZ është të caktojë datën për të realizuar procedurat e regjistrimit të kandidatëve, anëtareve të KZAZ-ve si dhe caktimin e fondit për mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor.

 


Shtuar 17.06.2023 12:56