Gjermania dha dritën jeshile, më shumë se 300 tanke Leopard do të shkojnë në Ukrainë

Një total prej 321 tanke të rënda i janë premtuar Ukrainës nga disa vende, konfirmoi sot ambasadori i Ukrainës në Francë.

Duke folur për televizionin francez BFM, Vadym Omelchenko tha: “Që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen e tyre për të dorëzuar 321 tanke të rënda në Ukrainë.

“Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Omelchenko nuk dha një përmbledhje të numrit të tankeve për çdo vend. /albeu.com


Shtuar 27.01.2023 22:30