Sipas një raporti të China Daily, pjesët e poshtme të një tualeti që vlerësohet të jetë 2400 vjeçar janë zbuluar në qytetin e lashtë Yueyang të Kinës veriperëndimore.
Tualeti përbëhet nga një pllakë e cila ndodhej brenda, dhe një tub që të çonte në një gropë të jashtme.
Liu Rui i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale dhe kolegët e tij nuk janë të sigurt se si dukej gjysma e sipërme e tualetit, ose nëse përdoruesi ishte në gjendje të ulej në të.
Imazhet e gdhendura të tualeteve të datuara nga dinastia Han perëndimore (206 BD–AD 9) sugjerojnë që përdoruesit ndoshta janë ulur mbi tualet.
Pallati ku u gjet tualeti mendohet se është përdorur për qëllime administrative nga Qin Xiaogong, i cili sundoi nga viti 381 deri në 338 para Krishtit; babai i tij, Qin Xian’gong, i cili sundoi nga viti 424 deri në 362 para Krishtit; ose Liu Bang, perandori i parë i dinastisë Han (206 para Krishtit deri në vitin 220 pas Krishtit)./Albeu.com/