Ditën e djeshme në Prishtinë, një person është gjetur pa shenja jete.
Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë, dhe se i njëjti është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.
“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.