Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditen e sotme në një kabinë kamioni në Malishevë.
Zëdhënësi i Policisë Nysret Xjurkaj ka thënë se viktima është gjetur nga familjarët dhe është dërguar në QKMF të Malishevës.
“Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Xhurkaj.