Një 44-vjeçar në Durrës është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij. Policia bën me dije se hetimet kanë nisur, ndërsa thekson se dyshohet për vdekje natyrale.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com