Një trup i pajetë është gjetur në Pogradec.
Sipas burimeve ai është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit.
Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë.
Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje shtesë rreth ngjarjes dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të saj./albeu.com/