Gjendet një trup i pajetë në Divjakë, detajet e para

Një 70-vjeçar nga Divjaka është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij, sot rreth orës 11:30.

Viktima është Jani Kutra, 70 vjeç, banues ne qytetin e Divjakës.

70 vjeçari jetonte prej disa vitesh vetëm, pasi gruaja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit.

Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.

Sipas burimeve, dyshohet se i ndjeri ka ditë që ka vdekur, pasi dëshmitarët thonë se nuk e kanë parë prej gati 10 ditësh.

Ky është rasti i dytë, që brenda tri ditëve, të moshuar gjejnë vdekjen të vetmuar.

Në datën 23 korrik u gjet pa shenja jete, nga kalimtarë të rastit, në kanalin buzë rrugës kryesore Çermë – Shkumbin – Divjakë shtetasi Reshit Leka i datëlindjes 09.04.1947, pa shenja dhune ne trup./albeu.com/


Shtuar 25.07.2022 17:00