Gjendet i pajetë emigrant në Devoll, dyshimet e para të policisë

Një emigrant i paligjshëm është gjendur i pajetë pa shenja jete në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë.

Mësohet se emigrant ishte i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.

Në turpin e tij nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshimet paraprake janë se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 12.11.2023 08:23