Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në qytetin e Durrësit. Ai u gjet i vdekur në lagjen nr. 13 , në afërsi të bregdetit.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshimet paraprake janë se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.