Gjendet i coptuar trupi i bosit të kriptomonedhave

Trupi i copëtuar i një zotëruesi të pasur kriptomonedhash është gjetur nga disa fëmijë pranë një burimi ujor, disa ditë pasi ishte shpallur i zhdukur.

Mbetjet e trupit të 39 vjeçarit Fernando Pérez Algaba, ishin hedhur pranë ujit në qytezën e Ingeniero Budge, në Argjentinë, qe ishte vendi i lindjes.

Dy të rinj bënë zbulimin e tmerrshëm teksa luanin futboll kur dhe panë valixhen e kuqe pranë burimit.

Fernando njihej si një milioner i vetë-krijuar me tregtimin e kriptomonedhave dhe shpesh reklamonte pasurinë e tij në rrjetet sociale.

Ai ishte kthyer në Argjentinë per pushime shtatë-ditore nga Barcelona ku banonte se fundmi.

Pasi fëmijët dhanë alarmin për zbulimin pranë kryeqytetit Buenos Aires, policia zbuloi pjesët trupore të Fernando në ujin e ndotur të rrjedhës.

Trupi i copëtuar u identifikua si i Fernandos prej tatuazheve të tij dhe më pas me analizën e gjurmëve të gishtërinjve.

Autopsia zbuloi se biznesmeni argjentinas, i njohur gjithashtu si “Lechuga” (Sallata jeshile), ishte vrarë me tre të shtëna, dhe më pas ishte copëtuar.

Ende nuk ka motive zyrtare apo autorë për krimin por disa ditë para ngjarjes, influencuesi i njohur i kriptomonedhave kishte bërë disa postime të pakuptueshme në rrjetet sociale.

Ai u thoshte rreth 919,000 ndjekësve të tij se në botë kishte “njerëz të lig” dhe shtonte në mënyrë misterioze se nuk mund të shpëtonte nga “problemet” e tij.

Në një nga videot manjati i suksesshëm shfaqej në makinat e tij luksoze, duke dhënë një mesazh disi të frikshëm:

“E pabesueshme që në botë ka njerëz kaq të ligë, sa që kur di mendon t’i ndihmosh, ata mendojnë të të shkatërrojnë”.

Fernando kishte dërguar një tjetër mesazh të pakuptueshëm në dukje për nënën e tij, ku thoshte se duhet të “qartësonte kokën e tij.”

Në të thuhej: “Nga këtu, po nis të kuptoj dy gjëra: se nuk mund të shpëtojmë nga problemet dhe se ato na ndjekin kudo”.

Zakonisht ai postonte foto të makinave të tij sportive, ose duke shijuar pushime luksi me veshje dhe aksesorë të shtrenjtë.

Por Fernando gjatë rrugëtimit të tij drejt parasë e kishte përfshirë veten në probleme me ligjin.

Ai ishte regjistruar disa herë në kompani te ndryshme notarie gjatë viteve dhe ishte denoncuar për mashtrim, shkelje fiskale apo borxhe të papaguara.

Disa padi ishin ngritur kundër tij dhe kreditorët e ndiqnin prej vitesh para shuma të papaguara.

Sipërmarrësi kishte një histori impresionuese suksesi nga varfëria drejt pasurimit, me se fundmi në tregun e kriptomonedhave.

Fernando kishte nisur të punonte prej moshës 14 vjeçare duke shitur sanduiçë e duke shpërndarë pica në qytetin e tij ne Argjentine.

Më pas ai nisi të blinte e shiste automjete të përdorura dhe kur ishte 24 vjeç, ishte një “influencues” i njohur në rrjet dhe kishte një garazh të madh me automjete të shtrenjta, motoçikleta dhe motobarka.

Ai kishte hapur një kompani motorësh uji ‘jetski’ me qera në Miami, para se të vendosej në Barcelonë në fillim të këtij viti.

Më pas Fernando kishte investuar në kriptomonedhat dhe raportohet se kishte ngritur një zyrë me rreth 25 punonjës, me shumë gjasa ‘call-center’ në Puerto Madero, Argjentinë.

Nuk është e qartë nëse janë bërë arrestime në lidhje me vdekjen e tij por hetimet vijojnë.


Shtuar 27.07.2023 23:14