Hiqej si emigrant shqiptar, arrestohet “Bosi i Ndraghetas” në Itali (EMRI)

Policia Italiane ka vënë një pranga një nga “kokat” e bandës famëkeqe të mafies “Ndragheta”.

Mediat italiane raportojnë se 46-vjeçari Luca Mazzaferro është arrestuar në Torino. Në momentin e ndalimit atij i është gjetur një kartë identiteti dhe një patentë false shqiptare.

Luca Mazzaferro, ishte dënuar nga drejtësia italiane me gati 9 vite burg për pjesëmarrje në një grup mafioz, mashtrim, vjedhje dhe krime të tjera, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë organet e drejtësisë italiane janë duke shqyrtuar dosjen e 46-vjeçarit.


Shtuar 24.10.2023 20:29