EMRI/ Gjendet e pajetë në banesë 35-vjeçarja në Gjirokastër

Një 35-vjeçare e identifikuar si Alba Taho në Gjirokastër është gjetur e pajetë në banesën e ku jetonte. Policia thotë se viktima vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gjithashtu dyshohet se Taho ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 13:13