Ka qënë një ndeshje spektakolare ajo mes Koresë së Jugut dhe Ghanës e cila u mbyull 2-3 me fitoren e ekipit afrikan.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishët të Ghanës teksa realizuan me Salisu 24′ dhe Kudus 34′.
Por në pjesën e dytë Korea u kundërpëgjigj duke barazuar shifrat me nga dopieta e Cho Gue-Sung 58′ 61′.
Megjithatë ekipi afrikan nuk u dorëzua dhe gjeti golin fitores me Kudus në 68′ i cili e mbyll këtë sfidë me dopietë.
Kjo fitore e ngjit Ghanën në vendin e 2 me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia që luan në mbrëmje ndaj Uruguajit.
Ndërkohë Grupin H e mbyll Uruguaji në vendin e 3 me 1 pikë po aq sa ka dhe Koreja e Jugut. SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/