Gjiganti rus i gazit, Gazprom, ka njoftuar se do të përdorë kapacitetin tokësor të gazsjellësit Nord Stream 2 për nevojat e brendshme të Rusisë.
Në një postim në Telegram, thuhet se për faktin se gazsjellësi aktualisht nuk është në përdorim, ka vendosur të përdorë gazin për furnizimin e rajoneve veriperëndimore të Rusisë.
Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili është projektuar për të marrë gazin nga bregdeti rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.
Në shkurt, Gjermania pezulloi procesin e dhënies së licencës për gazsjellësin midis saj dhe Rusisë, duke e ndalur në fakt projektin deri në një njoftim të dytë./albeu.com