Gazment Bardhi sulmon policinë: Po na terrorizon, kanë kontrolluar zyrat tona

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e çdo deputeti në selinë e PD dhe të gjithë personat që ishin brenda.

Disa të shoqëruar Bardhi thotë se  po terrorizohen nga policia sipas tij me urdhër politik të Edi Ramës. Mes të shoqëruarve Bardhi tha se janë edhe kryetarët e degëve që dalin nga selia e PD, pas përfundimit të mbledhjes.

Dua të informoj median duke qënë se s’ju lanë brenda, punonjësit e policisë dhe prokuroria ishin brenda selisë që çdo person  që ka qenë brenda selisë ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pak kanë kaluar në kontroll fizik të çdo personi që ka qenë brenda selisë dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre të selisë së pd. Në përfundim të veprimeve janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve dhe pse me ligj kjo s’mud të ndodhte. Në respekt të qytetarëve ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetëve pa autorizim nga kuvendi. Çfarë krimi ka bërë Luan Hoti kreu i degës së pd durrës që është shoqëruar a kam të drejtë të marr informacion? Kjo është maskaradë e Ramës.

Në vend që njerëzit që kanë udhëtuar prej mëngjesit për të ardhur në mbledhje pune, pas orëve terror nga Berisha duhet të kalojnë në terror tjetër në komisariat. Kanë përfunduar një mbledhje në selinë e tyre, dhe më pas tentojnë të shkojnë në shtëpi, por shoqërohen në komisariat. Është një numër i konsiderueshëm. Kush del nga kryetarët e degëve, shoqërohet nga policia. E kemi të qartë aleancën Rama Berisha, për të inkriminuar PD-në, policia ka një detyrë: Ata që nxitën dhunë sot duhet të ishin në burg. Unë vetë kam dhënë dëshmi në zyrën time, nuk kam ndaluar asnjë punonjës policie, asnjë prokuror të merrte deklaratë apo sqarim për cdo person. Me ligj policia nuk hyn dot pa autorizim, dhe pavarësisht kesaj kemi lejuar bashkë me kolegët cdo kontroll. Pas terrorit të Berishës,demokratët kalojnë terrorin e Ramës, kjo është e papranueshme. Ju ftoj të vini bashkë për të marrë informacion bashkë me mua kupola e policisë po keqpërdoret me urdhër politik nga Edi Rama”, deklaroi Bardhi./albeu.com/