Gazetari zbulon batutën e Ramës që habiti anglezët: Sa e ka rrogën Beckham

Gazetari i “Top Channel” në Londër, Arben Manaj ka treguar një batutë të kryeministrit Edi Rama që u kishte bërë përshtypje kolegëve të tij në Britaninë e Madhe.

Në një lidhje direkte për “Procesi Sportiv”, Manaj tha se në vitin 2001, Shqipëria u “rrah” me rezultatin 3-1 nga Anglia. Në një intervistë për BBC, Rama, asokohe i sapozgjedhur në krye të Bashkisë komentoi humbjen.

“Në 2001 kur erdhi Anglia që luajti me Kombëtaren më kujtohet që isha i vetmi gazetar që erdhën me ekipin anglez. Më kujtohet që kemi marrë Edi Ramën në intervistë në emisionin e mëngjesit “BBC breakfast” nga 15 katëshi.

Dhe një nga batutat e tij të famshme ishte që…Kur e pyetën që kombëtarja e Shqipërisë është modeste, sa e ka rrogën David Beckham e ka gjithë kombëtarja jonë. Kjo flet për aq sa ka ndryshuar kombëtarja jonë,“- tregoi gazetari.


Shtuar 23.03.2021 08:44