Mbappe apo Haaland? Ky është i preferuari i Suarez

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez beson se Erling Haaland do të arrijë më shumë se Kylian Mbappe.

Haaland dhe Mbappe janë dyshja që pritet të dominojë botën e futbollit, fal statistikave të jashtëzakonshme që kanë nëper klubet e tyre, Dortmund dhe PSG.

Lidhur me këtë rivalitet, Suarez ka shprehur mendimin e tij.

“Ai (Haaland) është lojtar i mirë dhe në nivel spektakularë”.

“Është mjaftë i fortë nga ana fizike dhe është ndër numrat nëntë më të mirë në botë dhe do ndërtojë një histori”.

“E preferoj Haaland pak më shumë, por Mbappe është në nivel shumë të lartë”.

Dyshja janë të lidhur me kalimin te Real Madrid, por për norvegjezin interesim ka shprehur edhe Barcelona. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 08:44