Gazetari i njohur Taulant Koplikaj ka denoncuar sjelljen arrogante të pronarëve të njësive të shërbimit të Ksamil gjatë këtij sezoni turistik, të cilët, injorantë sa i përket shërbimit, shfrytëzojnë rastin për shkak të numrit të lartë të vizitorëve.
Koplikaj shkruan në një status të tijin në Facebook se kudo ka hasur arrogancë dhe shfrytëzim abuziv të pushuesve në Ksamil nga “horra” që kanë pushtuar plazhet dhe njësitë e shërbimit.
Madje ai tregon edhe një spisod me clubin “Bianko”, i cili vjedh klientelën duke bërë një rreng me porosinë.
Postimi i plotë i Taulant Koplikajt
Vjet ishte hera e pare qe beja pushime ne Ksamil. Mora me vete edhe pese familje te tjera, miq te mij nga jashte.
Kete vit edhe kater familje, tre nga te cilat italiane.
Me ka pelqyer ky vend, jo nga fotot me filtra, por nga ajo qe kam pare vete ne cdo dite pushimesh.
Viti qe shkoi, ishte ende nje periudhe post-covid dhe fluksi ishte me i vogel. Sherbimet, pavaresisht defekteve, kishin gjithmone nga pas persona qe te buzeqeshnin dhe kerkonin te te plotesonin cdo kerkese.
Ne nje vit te vetem, sikur kemi nderruar planet.
Kemi 10 dite qe perballemi me arrogance, mungese sherbimi, shikime sikur i jemi borxhlinj pronareve dhe kamariereve.
Kjo sepse dyndja e turisteve eshte aq e madhe, saqe keta mendjengushte bejne llogarite e se sotmes, dhe nuk mendojne per nje te neserme ne prag. (Sepse sezonet aq jane).
* * *
Ne plazh, tipi i shezloneve na sheh sikur te jemi te burgosur lufte qe po i kerkojme buke.
Ne lokale, kamarieri kur te vjen tek tavolina, te sheh sikur ka ne dore butonin berthamor. I duket vetja personi me i rendesishem i globit.
Ne “Bianko”, nje bicim pab-i me tre kate, stafi, sic duket ne urdher te pronareve, ben nje rreng idiot per klientet.
Fik muziken e katit siper dhe i fton te gjithe te zbresin nje kat me poshte, aty ku muzika rinis.
Dhe bashke me muziken t’i duhet me doemos te porosisesh pijet nga e para.
Perndryshe, te ftojne te dalesh menjehere jashte.
Qershija mbi torte eshte padyshim ne plazhin e Pasqyrave.
Aty ka nje pronar te vetem ne te gjithe gjirin e vogel. Zone ende e virgjer.
Por pronari, bashke me djalin, nje i ri qe te sheh si killer, kane krijuar nje minidiktature ne oazin e tyre.
Rendesia dhe autoriteti i tyre nis dhe mbaron ne ate gji te vogel te bekuar nga Zoti.
“Deshem te prenotojme nje tavoline per ne 12.30”.
“Jo”.
“Si jo”?
“Nuk bejme prenotime”.
Nuk me duket normale, por gjithesi, ne 12.15 zeme nje tavoline. Na sherben killeri, dora vete.
Menute na i perplas ne tavoline.
NUK ESHTE ASPAK PER TE PASURUAR KETO RRESHTA. NA I PERPLAS ME TE VERTETE.
Pas pak minutash, e therrasim per porosine.
E merr me nje shprehje bezdie, dhe largohet.
Pasi kane ardhur te gjitha cfare kemi porositur, kerkojme te porosisim edhe dicka tjeter.
“Jo. Kaq ishte. Vetem nje porosi”.
S’po kuptoja dhe e pyes perseri.
“Mund te porositni vetem njehere pasi do vijne te hane edhe te tjere persona qe jane ne plazh”.
Mundohem te kerkoj logjiken ne kete pergjigje, por eshte e kote. Killeri ka rregullat e tij. Ai eshte zoti i Pasqyrave dhe turistet duhet t’i binden.
Cdo pyetje qe kerkoj t’i bej, ndeshet me nje veshtrim ironik dhe gati perbuzes.
Italianet ne tavoline nuk arrijne ta besojne se nga vjen gjithe kjo arrogance.
Te njejten sjellje verejme edhe me dy zonja te moshuara.
zoti i Pasqyrave, ka gjithmone te drejte.
Te pakten deri ne Shtator.
Ndoshta edhe pas nje viti.
Dhe ketu ndjej vertete keqardhje. Se pari per keto vende te bekuara nga Zoti, dhe se dyti per vete ata dhe familjet e tyre.
Sepse pas disa vitesh, me gjase, italianet do te lodhen. Shqiptaret gjithashtu do kerkojne te tjera mundesi, dhe keta diktatore te vegjel te turizmit ne jug, do te dalin me kartona ne dore buze rruges se fshatit dhe te luten:
KEMI DHOMA PLAZHI