Gazetari: Balluku u bë milionere vetë në Albcontrol, tani i kujton pagën punonjësve

Ministrja Belinda Balluku punonte në pozicionin e drejtoreshës në kompaninë Albcontrol, (punonjësit e të cilës kanë pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit pas grevës) që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019.

Gjatë kësaj kohe ajo nuk ka shprehur asnjëherë një shqetësim lidhur me pagat e larta, ndërkohë vetë paguhej me një shifër që shqiptari i thjeshtë as e ëndërron dot. Balluku në deklarimet e saj, rezulton se paguhej rreth 6000 euro ndërsa kërkonte edhe kompensimin e ushqimit.

Por ditën e djeshme ajo u shpreh se punonjësit ankohen kot pasi rrogat e tyre janë 4400$ një shifër sipas saj shumë e lartë ndersa e shpalli grevën “një grusht shteti”.

Duket se njësoj si Rama, edhe ministrja Balluku funksionon me dy standarde.

Gazetari Ermal Mulosmani e ka konsideruar këtë situatë si hipokrite ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

Ajo që më bën përshtypje në deklarimet e Belinda Ballukut si ish Drejtoreshë e Albcontrolit është kompensimi i ushqimit. Pra përveç pagës 6 milion në muaj duhej edhe kompensim ushqimor për Belën?!!! Drejtoreshën?!
Se hajde bie fjala dakort për kontrollorët se u stresokan po drejtoresha nga se stresohet? Nga planifikimi u udhëtimeve, festave apo nga tenderat?
Tjetra. E kishte pagën vjetore 60 milion të vjetra në 2014-ën (shih deklarimin 1). I shkoi 78 milion e tetëqint mijë në 2017-ën, pra ia rriti vetes pagën me 18 milionë lekë në vit (+1,5 milionë në muaj). Dhe ka gojë e flet për pagat e kontrollorëve kjo? Kjo është hipokrizi. Të paktën të gjejnë një njeri tjetër të dalë të mbrojë logjikën ekonomike.
Dhe mbi të gjitha, bën si nevrike….
Zullumi këputet si i thonë…  /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 11:39