Gaz e naftë në detin Jon, Greqia i futet kërkimeve

Kriza energjetike që tashmë ka pushtuar botën pas rihapjes prej pandemisë si edhe luftës në Ukrainë, ka bërë që qeveria greke të shpejtojë hapat në drejtim të shfrytëzimit të resurseve në det.

Qeveria greke po planifikon të kërkojë gaz në ujërat e saj perëndimore dhe jugore në një përpjekje të re për të shfrytëzuar burimet e brendshme për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe shqetësimeve për furnizimet.

Sipas burimeve , Greqia vijon prej vitesh kërkimet në Jon, shumë pranë ujërave të diskutueshme me Shqipërinë, madje ka dhënë edhe licenca kërkimi dhe shfrytëzimi për disa kompani, megjithatë sipas Mitsotakisit kjo nuk mjafton.

“Sipas modelit të funksionimit të tregjeve të energjisë, tregu me shumicë i energjisë elektrike përbëhet nga marrëveshje dypalëshe ndërmjet prodhuesve/shitësve dhe blerësve dhe transaksione në bursën e energjisë,. Shkëmbimet e energjisë janë lokale dhe secila operon me pjesëmarrësit e vet,”- tha Mitsotakis.

Greqia ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të zhvendoset drejt energjisë së gjelbër që ka bllokuar planet e saj për të kërkuar për naftë dhe gaz në ujërat e saj./albeu.com