Gati për zgjedhje! Rama mbledh Kryesinë e PS në seli, pritet të dalin emrat e kandidatëve

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.

Kjo mbledhje pritet të organizohet në orën 17:30 dhe sipas burimeve mësohet se në fokus të mbledhjes së Kryesisë do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 mars, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë.

Pritet që sot PS të vendos edhe për emrat e kandidatëve në këto 6 bashki, ku përballë do të ketë Partinë Demokratike dhe kandidatët e Berishës me LSI-në./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 13:15