Gati finalizimi i marrëveshjes me vaksinën turke dhe kineze, Manastirliu: Nga java tjetër fillon vaksinimi masiv

Ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bashkë me kryeministrin Rama inspektoi sot procesin e vaksinimit të mësuesve në Kamëz. Nga Kamza, ministrja bëri me dije se marrëveshja me kompaninë turke finalizohet ditën e sotme dhe javën e ardhshme pritet të mbërrijnë ngarkesat  me vaksinën kineze të cilat i hapin rrugë vaksinimit masiv.

Manastirliu: Sot finalizojmë aktin normativ për distributorin që kemi autorizua. Sot përmbyllet. Dhe besoj që nga java tjetër fillojmë vaksinimi masiv.

Rama: E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj COVID19. Janë kryer 28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 8,889 vaksinime për të të moshuar dhe 14,502 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin


Shtuar 24.03.2021 14:14