Heq dorë nga flokët e zeza, Ledjana e “Përputhen” ndryshon totalisht look (FOTO LAJM)

Edhe pse të gjithë janë mësuar duke e parë me flokët dhe tiparet e errëta, konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana ka ndryshuar së fundmi look.

Ajo ka zbehur ngjyrën e flokëve duke i kthyer në çokollatë të ëmbël dhe deri diku bjonde.

Ky ka qenë një ndryshim surprizues i konkurrentes, por është pëlqyer shumë nga ndjekësit të cilët i thonë se nuk duket aq e egër sa në fillim.

Kujtojmë se Ledjana është fokusuar në “Përputhen” të marrëdhënia me Mevlanin dhe të gjithë presin të dalin çift nga emisioni./albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 14:07