Numërimi i votave të hedhura për kreun e PD, tregojnë se kryedemokrati Lulzim Basha do tëvijojë të jetë në krye të Partisë Demokratike.
Kryetari Lulzim Basha ka marrë 26 mijë e 682 vota (80%), ndërsa pjesa e mbetur është ndarë mes tre rivalëve të tjerë.
Konkretisht, Agron Shehaj ka marrë 5186 vota (15.55%), ndërsa dy të tjerët kanë marrë përkatësisht nga 2.45% Edith Harxhi dhe 2% Fatbardh Kadilli %. /albeu.com/