Izraeli do të përballet me një “valë tronditëse” të re sulmesh nëse “mizoritë” e tij në Gaza nuk ndalen, tha të martën një zëvendës komandant i Gardës Revolucionare të Iranit.
“Goditjet kundër regjimeve sioniste (Izraelit) do të vazhdojnë derisa ky “kancer” të eliminohet nga harta botërore,” tha Ali Fadavi, duke i bërë jehonë kërcënimeve të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Më herët, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se “askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë” “forcat e rezistencës” nëse Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e Gazës, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian.
“Nëse krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve vazhdojnë, forcat myslimane dhe të rezistencës do të bëhen të padurueshme dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë”, paralajmëroi Khamenei./Albeu.com