Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka anuluat garën për gradën “kryekomisar”, të hapur pak javë më parë nga ish-paraardhësi i tij, Gledis Nano.
Gara ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por Rrumbullaku ka vendosur ta anulojë me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë.
Pas përfundimit të ndryshimeve, pritet të shihet sa vende do të jenë bosh për t’i zëvendësuar.
Nano më herët kishte hapur garën për “kryekomisar” për 75 vende.