Gara për kreun e ri të SPAK, Artan Hoxha: Kë preferoj nga 3 kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar tre kandidaturat për kreun e ri Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve do të zëvendësojë Arben Krajën në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, institucion ky që ka si kryefjalë hetimin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë të përfshirë në korrupsion e afera, si dhe “bossat” e krimit të organizuar në Shqipëri dhe jovetëm.

Tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë. Lidhur me këtë garë që të zgjidhet të premten, ka folur edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, duke treguar edhe preferencën që kishte.

Hoxha ka theksuar se të tre kandidatët janë figura të larta dhe prokurorë shumë të aftë, por dëshira e tij është që gara të fitohet nga Altin Dumani. Sipas Hoxhës, me Dumanin është njohur në Tropojë në kohën kur nuk guxonte njeri të hynte atje. Sipas Hoxhës, Dumani ka treguar se është i zoti në hetimin e çështjeve madhore dhe i drejt në atë që bën.


Shtuar 13.12.2022 14:24