Kush është personazhi shqiptar Toto Rina? Artan Hoxha: Mund të jetë arrestuar, SPAK e ka “zbërthyer”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka dhënë të tjera detaje lidhur megaoperacionin e fundit të SPAK të ekzekutuar ditën e hënë, ku përfunduan në pranga shumë personazhe të njohur, përfshirë ish-zv.Drejtorin ePolicisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e komisariatit numër 6, Dedan Gjoni.

Në studion e “Opinion”, Hoxha foli edhe për një personazh i quajtur Toto Rina. Sipas gazetarit ky personazh është zbërthyer nga SPAK dhe mund të jetë arrestuar.

Hoxha tha se pritet një komunikim nga SPAK në ditët në vijim për tu marr vesh se kush është ky person.

Artan Hoxha: Fillesa e këtij hetimi është nga “Sky Ecc”, lidhja e personazheve, por në fakt kemi një hetim që ka nisur nga jashtë territorit të Shqipërisë, Hollandë, Gjermani, Brazil, ku dhe është kapur një ngarkesë. Mënyra si është paraqitur nga SPAK, të lë të kuptosh se ka të bëjnë me një organizatë që ka një sistem piramidë të organizuar, por në fakt nuk është tërësisht ashtu. Kemi pjesën e trafikut të kokainës që shkojnë diku tek 800 kg janë kapur në 3 ngarkesa. Ekskluzivitet i lëvizjeve që ka bërë Ervin Mata. 800 janë kapur në 3 ngarkesa dhe nga këto 800 janë ngarkesa që vijnë nga Brazili dhe nga Kolumbia, në Holandë dhe në Gjermani. Ky është trafik i bërë jashtë territorit të Shqipërisë.

Pjesa e dytë është pjesa e Shqipërisë që ka të bëjë kryesisht me Bujar Gërmizin, i cili është interlekutori, kryesisht për ngjarje – porositje të vrasjeve me pagesë. Nga këto çështje, dalin se kush do të goditej, pra 2 vëllezërit Nela që jetonin në Britani, një biznesmen në Lezhë, pra këta ishin persona për të cilët ishte porositur krimi, por në fakt nuk del se kush do ta bënte këtë gjë. Nëpërmjet kësaj çështje ka dalë një vrasje në Tropojë e Guxim Gjurishit e 5 Janarit 2020 dhe kryesisht, ish-pjesëtari i Forcave Speciale, Bujar Gërmizi ka shërbyer si njeriu që ka bërë lidhjen midis personave që kanë bërë porosinë dhe ekzekutorëve. Telefoni “Sky”, i cili komunikon me Bujar Gërmizin ka nofkën “Totorino”. Ky është njeriu që ka mbajtur kontaktin. Nuk e ka nxjerrë SPAK deri tani. Unë e di dhe besoj se SPAK e ka arrestuar. Ai e ka nofkën “Totorino” dhe ai është njeriu që komunikon me grupin e ekzekutorëve dhe me Bujar Gërmizin. Kjo është pjesa e Shqipërisë, vrasjet dhe konfliktet të brendshme që janë shtrirë dhe jashtë.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme dhe partnerët e 6 vendeve Evropiane dhe të Amerikës Latine, zbërthyen një grup kriminal prej 11 personash. Hetimet e kryera për 2 vite me radhë, zbuluan se ata janë përfshirë në disa vepra penale, kryesisht në trafik droge, pastrim parash, dhe tentativë vrasjeje.

 


Shtuar 22.11.2023 22:39