Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projekyvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ai deklaroi se PD ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur për të garuar për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Këlliçi theksoi se; “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.
Ndërsa shtoi se kandidaturat e demokratëve janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
Belind Këlliçi: E kemi bërë të ditur me shkrim qëndrimin tonë mbi këtë proces. Jeni njoftuar për tërheqjen e të gjitha firmave për të gjitha kandidaturat që kanë paraqitur për të garuar për pozicionin e avokatit të popullit.
Është edhe lepuri i Surrelit, që po çon deri në fund skenarin e kësaj maxhorance të paralajmëruar javë më parë se Avokatin e Popullit do e merrte PS, e kanë thënë socialistët. Qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga kandidaturat nuk i ka firmat e deputetëve të PD. PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit. Kandidaturat tona janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.
