Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar kreun e ri të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit me një maskë të bardhë anti-covid, teksa hodhi fletën e votimit e më pas bëri shenjën e famshme të PD-së, dy gishtat lart.
Ai iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë që të vijnë dhe të votojnë.
Berisha shoqërohej nga deputeti i zgjedhur Tritan Shehu, ndërsa apeloi për sa më shumë pjesëmarrje të anëtarësisë së demokratëve. Berisha tha se i qëndron mendimit të tij se zgjedhjet janë të parakohshme, dhe duhet të kishin pasur më shumë kohë kandidatët për fushatën e tyre, ndërsa nuk munguan as batutat.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte hezituar përballë fletës së votimit, se cilin prej kandidatëve do të zgjidhte, Berisha tha se kjo ishte të nxirrje sekretin e sekreteve.
“Unë besoj se kjo nuk do garë nuk do ta nxjerrë PD më të ndarë, kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, dhe janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për pd dhe vendin pavarësisht rezultatit.
Ti do të nxjerrësh jo sekretin, por sekretin e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mija”, u shpreh Berisha.