Fushë Peshtani, fshat i “qëndisur” me serra, ullinj e vreshta

Interesi i fermerëve për të ndërtuar serra bujqësore, është kthyer në një traditë, krahas punimit të tokës çdo sezon dhe kultivimit me produktet që kërkon tregu.

Pas atyre të thjeshta e me ngrohje diellore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po vijon të mbështesë investimet në serra më të shtrenjta e me teknologji të lartë, ku sigurohet prodhim gjithëvjetor dhe përfitim ekonomik më i madh.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli pamje nga fshati Fushë Peshtan, i Beratit, ku duket çdo pëllëmbë tokë e mbjellë dhe mes hapësirave të gjelbëruara, sipërfaqe të tëra të ndërtuara me serra moderne.

“Fshat i qëndisur me sera perimesh ullinj e vreshta e mbi te gjitha njerëz shume punëtor”, shprehet Krifca, teksa sjell shembullin e këtij fshati model të zonave rurale që po zhvillohen sot, falë politikave mbështetëse dhe punës së fermerëve që i janë rikthyer punës në tokat e tyre./ATA


Shtuar 29.12.2021 20:11