Furgoni me nxënës në Bulqizë u përmbys dhe ra në greminë, mes të lënduarve edhe shoferi

Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me furgonin që doli nga rruga e u përplas.

Sipas uniformave blu të lënduar kanë mbetur 6 persona, shoferi dhe pesë nxënësit. Për fat të mirë janë jahstë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policise

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

/albeu.com/


Shtuar 6.04.2023 16:47