Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sekretarët e disa degëve të PD-së, të cilët sipas Berishës kanë marrë disa fletushka për shkarkim, duhet ta injorojnë vendimin e Bashës, pasi sipas tij është pa vlerë juridike.
REAGIMI i Komisioni i Rithemelimit
Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e perjashtimit ka marrë fund!
Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!/albeu.com/