Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 1 vit shërbim prove ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), ka dënuar me 1 vit shërbim prove, ish-kreun e Gjykatës Bashkim Dedja, për fshehje të pasurisë.

Dedja nuk kishte deklaruar dy apartamente, 1 në Tiranë dhe 1 në Golem, si dhe një hua prej 10 mijë eurosh.

Gjatë fjalës së tij para trupit Gjykues, Dedja ka thënë se huan prej 10 mijë eurosh ja ka marrë kunatit, i cili ka punuar në emigrim gjatë viteve 2000.

“Ja kam marrë kunatit dhe ai ka punuar në vitin 2000 dhe në ato vite nuk janë deklaruar të ardhurat nga emigracioni”, ka thënë Dedja para trupës gjykuese.

Sa i përket apartamentit 146 metra katrorë, për këtë pasuri Dedja ka deklaruar se ka marrë kredi e cila vijon deri në vitin 2033. Ndërsa për apartamentin në Golem ka thënë se është në pronësi të vëllait dhe se e ka përdorur ai.


Shtuar 26.06.2023 17:01