Fruti i verës që rregullon presionin e gjakut dhe përmirëson tretjen

Antioksidantët janë elementë të vlefshëm që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira, duke ulur kështu shanset e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Pjepri është një ndër elementët me aktivitet antioksidues, dhe përfshin selen, β-karoten, vitaminë C, luteinë, zeaksantinë dhe kolinë.

Albeu.com do t’ju tregojë përfitimet që merrni nga ky frut:

1. Ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

Fibrat, kaliumi, vitamina C dhe kolina janë të mira për shëndetin e zemrës. Sidoqoftë, një vend i veçantë zë kaliumi, i cili, sipas hulumtimeve në ushqime të pasura me këtë metal, ul presionin e gjakut. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon një marrje prej përafërsisht 4,700 mg kalium në ditë për shëndetin kardiovaskular. Sigurisht, pjepri është një nga frutat që siguron këto elemetë dhe kështu ndihmonnë rregullimin e presionit të gjakut.

2. Kontribuon në tretje më të mirë

Pjepri mund të ruajë shëndetin dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes duke parandaluar rrezikun e kapsllëkut. Sekreti qëndron tek përmbajtja e ujit dhe fibrave. Pasi të shtoni pjeprin në dietën tuaj, do ta vëreni ndryshimin që do të keni.

3. Hidraton

Pjepri është ushqim ideal i shëndetshëm për ditët e nxehta  ose pas stërvitjes në verë, pasi është një burim i rëndësishëm i ujit dhe elektroliteve .

Vetëm 177 gr. pjepri përmban 160 gr. uji dhe elektrolitet si natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magnezi .

4. Mbron lëkurën

Vitamina A që gjendet në pjepër ndihmon në mirëmbajtjen e indeve të trupit, siç është lëkura. Në fakt, hulumtimet kanë zbuluar se vitamina A zvogëlon rrezikun e kancerit të lëkurës me 17%.

Në të njëjtën kohë, një tjetër vitaminë e frutave të verës, C , rrit prodhimin e kolagjenit, një përbërës thelbësor për ndërtimin e qelizave dhe lëkurës./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 11:32