Largoni celulitin këtë verë duke ngrënë frutat tuaja të preferuara. Jo të gjithë, sigurisht, por disa që kanë aftësinë magjike për të luftuar celulitin ose për ta reduktuar atë në maksimum.
Ja disa fruta që luftojnë celulitin:
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet si frutat e tjera të kuqe punojnë për trupin dhe kundër celulitit. Fibrat e tyre, përmbajtja e tyre e ujit dhe vitamina C që përmbajnë, i bëjnë ato një frut çudibërës.
Dardha
Shumë e pasur me kalium, me pak kalori, si dhe me veprim antimikrobik, për të stimuluar qarkullimin limfatik.
Ananasi
Përshpejton rigjenerimin e indeve, ndihmon tretjen e proteinave dhe nxit largimin e lëngjeve të mbajtura nga trupi.
Kivi
Mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e celulitit, pasi ka një përmbajtje të shtuar të vitaminës C, e cila kontribuon në detoksifikimin e trupit dhe në sintezën e kolagjenit dhe elastinës, duke rritur kështu qëndrueshmërinë e lëkurës.
Përveç kësaj, konsumimi i dy kivi në ditë për gjashtë javë duket se redukton lodhjen, rrit vitalitetin dhe përmirëson disponimin.
Shalqiri dhe Pjepri
Të pasura me fibra dhe ujë, krijojnë ngopje dhe kanë efekt diuretik. Ato ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi duke përmirësuar celulitin dhe aknet. Janë një alternativë e shkëlqyer në periudhat e nxehta për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fuqisë së tyre hidratuese në trup dhe shtresat e lëkurës. Gjithashtu janë të pasura me vitamina A dhe C.