Frutat përmbajnë sasi të mëdha të fibrave që ngadalësojnë procesin e tretjes dhe sjellin ndjenjën e ngopjes.
Në të njëjtën kohë, dëshirat tuaja mund t’i kënaqni përmes frutave në vend të ëmbëlsirave, pasi ato përmbajnë sheqerna natyrale dhe në këtë mënyrë do të shmangni sheqerin
Cilat janë frutat që ndihmojnë në humbjen e peshës?
Pjepri
Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Ka vitamina A dhe C dhe nuk përmban kolesterol.
Luleshtrydhe
Ka një përmbajtje shumë të lartë të ujit dhe përmbajtje të ulët të karbohidrateve.
Ananasi
Është një burim i mirë i shumë ushqyesve, duke përfshirë nivele të larta të vitaminës C, manganit, bakrit dhe acidit folik.
Bananet
Një banane ka më pak se 100 kalori. Ky është një frut që mund ta hani (jo shpesh) pasi ju bën të ndiheni të ngopur.
Grejpfrut
Forcon sistemin imunitar, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit, mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës në arterie, është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në hidratimin e trupit. Konsiderohet gjithashtu një nga frutat më të spikatur që ndihmon në humbjen e peshës.
Papaja
Është i shëndetshëm dhe përmban një sasi të konsiderueshme të fibrave, ndërsa ka vitamina A dhe C dhe është plot me antioksidantë./albeu.com