Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se frika më e madhe e Bashkimit Europian është një incident i mundshëm në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Komisioni Evropian ka thënë se do të dhurojë 5.5 milionë tableta jodur kaliumi për Ukrainën mes frikës se luftimet në zonën e centralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia mund të çojnë në katastrofë bërthamore.
Komisioni tha se kishte marrë një kërkesë nga qeveria ukrainase për tableta jodur kaliumi si një masë parandaluese sigurie për të rritur nivelin e mbrojtjes rreth centralit bërthamor, shkruan The Guardian.
Tabletat do të përdoren “në skenarë të kufizuar për të shmangur që jodi radioaktiv i thithur ose i gëlltitur të përthithet nga tiroidja”, tha komisioni.
“BE-ja po dërgon në mënyrë parandaluese tabletat e jodur kaliumit në Ukrainë për t’u ofruar njerëzve mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit”, tha në një deklaratë Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.
“Asnjë central bërthamor nuk duhet të përdoret kurrë si teatër lufte. Është e papranueshme që jetët e civilëve të vihen në rrezik”, shtoi ajo.