Xhaçka takohet me Kulebën e Ukrainës në Berlin (FOTO LAJM)

Ministrja për punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka është takuar sot në Berlin me homologun ukrainas Dmytro Kuleba.

Gjatë një postimi në Twitter Xhaçka shkruan se pati një diskutim të sinqertë me Kulebën dhe se është dakord që Ukraina të anëtarësohet në BE.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. Ne jemi dakord që Ukraina meriton një perspektivë të qartë për në BE.

I sigurova ministrit Kuleba për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të izoluar Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Nga ana e tij edhe ministri i Jashtëm ukrainas ka falenderuar dhe vlerësuar Shqipërinë për përpjekjet e saj për vendosjen e paqes në Ukrainë, pas agresionit rus.

Në një postim  në Twitter, Kuleba  shkruan se pajtohet për rrugën e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rusia duhet të izolohet më tej derisa të përfundojë agresionin e saj. Mirënjohës për përpjekjet e Shqipërisë brenda OKB-së për të kërkuar paqen për Ukrainën. Ne pajtohemi që rrugët e integrimit të Ukrainës dhe Shqipërisë në BE”, shkruan Kuleba./albeu.com/